Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu deklaroi sot për ATSH-në se pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me epiqendër afër Klosit, në të gjithë qarkun janë mbledhur Komisionet e Emergjencave.
Shehu bëri me dije për ATSH-në se janë ngritur edhe grupet e punës për të bërë verifikimet në terren.
“Nga lëkundjes me magnitudë 4.7 me epiqendër 3 km në jug të Klosit nuk ka dëmtime në njerëz, por raportohen dëmtime të lehta në shtëpi, kryesisht në bashkinë Klos, por dhe në bashkinë Bulqizë, Mat dhe Dibër. Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz”, deklaroi prefekti për ATSH-në.
Shehu tha se të gjitha struktura e Emergjencave Civile janë në terren dhe po vlerësojnë situatën.
“Në të gjithë qarkun janë mbledhur Komisionet e Emergjencave të cilët kanë ngritur grupet e punës dhe janë në terren për të bërë verifikimet. Ata kanë qenë në terren edhe gjatë natës, por janë institucionalizuar me urdhër të kryetarëve të bashkive. Në orë 13:00 kemi një takim të Shtabit të Emergjencave për të bërë një vlerësim paraprak”, deklaroi për ATSH, Prefekti i Dibrës.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës