SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, ku mbi 600 persona kanë mbetur të vdekur.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj, shprehu solidaritetin e shqiptarëve në krah të njerëzve të prekur nga tërmeti.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkroi Begaj.///

error:
%d bloggers like this: