Nga Eva PESHTANI (ARPICA)
Është botuar dhe është vënë në qarkullim libri “Toponimia e Çamërisë” me autor Fatmir Muçaj.
“Toponimia e Çamërisë” është një botim me shqyrtime rreth pasurisë, vlerave leksikore e fjalëformuese si dhe nje fjalor toponimik.
Duke praqitur këtë vepër dialektologu prof..dr.Gjovalin Shkurtaj, Akademik, vë në vukje se “Toponimia e Çamërisë” është një pasuri e vyer e mbledhur dhe pasqyruar me kujdes.
Sipas prof..Shkurtaj “E folmja e banorëve të Çamërisë paraqet interes të madh për studimet dialektologjike dhe për shqyrtimet etnologuistike të shqipes”
“E folmja e Çamërisë është një nga ato të folme anësore të shqipes, e cila, ashtu si shumë prej krahinave të tilla që ndodhen në anët e pikat më skajore të shtrirjes së një kombi, deri aty ku ndahet kufiri me kombe e gjuhë të tjera , të fqinjëve, ruaj në shkallë deri diku të gjerë tipare të një faze të kapërcyer të shqipes-tipare që, në rrjedhë të moteve, në shumë nga krahinat qëndrore e përgjithësisht në shqipen esotme, janë bjerrë ose tjetërsuar aq shumë, saqë sot na befasojnë dhe më të rinjve kur i dëgjojmë, u duket sikur lexojnë librin e parë shqip të Gjon Buzukut”.

Duke nënvizuar rëndësinë e toponimisë (emërvendeve),Gjovalin Shkurtaj thekson se “Toponimia është pjesë e kulturës së një populli, ajo është pasqyrë dhe mjet njohës i historisë, i gjeografisë si dhe i gjuhës dhe dialekteve të popullit…”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës