SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tragjedia në Greqi, Shqipëria më 5 mars, ditë zie kombëtare! Rama: Dhimbja për jetët e humbura është edhe e jona

Dita e dielë, 5 marsi shpallet ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik me 51 të vdekur në Greqi. Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka nënvizuar se tragjedia e Greqisë, ku dy trenë u përplasën mes tyre, duke shkaktuar 57 të vdekur, mes të cilëve edhe shqiptarë, është dhe tragjedi e vendit tonë.

‘Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.’- shkruan Rama.///

error:
%d bloggers like this: