Vendet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë çdo vit e më shumë po tërheqin gjithë e më shumë vizitorë vendas dhe turistë të huaj.Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, publikoi në rrjete sociale statistikat, mbi vizitat në objektet e trashëgimisë kulturore, teksa shkroi se, “Viti 2022 shënoi ringritjen e sektorit kulturor”.
Gjatë vitit 2022, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore, ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021. “Këtë e dëshmojnë shifrat e vizitorëve në objektet e trashëgimisë kulturore, ndjeshëm më të larta se vitet e mëparshme”, u shpreh Margarit.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Kulturës, gjatë 2022-shit, numri i vizitorëve shënoi shifrën 689.283, kundrejt 423.565 vizitorëve që ishin në vitin 2021.
Monumentet tona po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët, shprehet ministrja, ndërkohë që shifrat vërtetojnë se trendi rritës, të paktën në tre vitet e fundit, ka qenë me 100 %.
Këtë vit është shënuar një fluks në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, në të cilat nuk ka munguar kujdesi përmes investimeve dhe restaurimeve.

ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës