– Në këto ditë të vështira për vendin dhe veçanërisht për mjekët që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, solidariteti i qytetarëve dhe mirënjohja e tyre ndaj bluzave të bardha merr kuptim.
Por, këtë herë mirënjohja vjen nga radhët e këngëtarëve të njohur në Shqipëri si “Tre muskëterët”: Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi. Mjeku Pëllumb Pipero ka zbuluar mesazhin e pazakontë, duke thënë se ata i kanë dhuruar 500 maska Infektivit, në shenjë solidariteti në këto ditë.
“Para dy ditësh më erdhi një mesazh i pazakontë: ”Unë jam Elton Deda, një muzikant dhe kantautor. Së bashku me Sandër Gjokën dhe Redon Makashin, nga një fond modest që kemi hequr nga 2 koncerte tona në Greqi duam t’i dhurojmë Infektivit 500 maska KN-95. Kemi dëshirë që mos t’ju pengojmë, ditën e mërkurë, pra pasnesër. Nëse i pranoni më thuaj një orar të përshtatshëm për t’ua dorëzuar. Me shumë respekt, Toni”, shprehet Pipero.
“Sot Toni, Redoni dhe Sandri dhuruan në Farmacinë Qendrore të QSUT, për shërbimin e sëmundjeve infektive, maskat e premtuara. Mirënjohje për ju që na dhuroni emocione pafund jo vetëm me muzikën dhe këngën tuaj, por dhe me këtë gjest shumë fisnik!”, thotë Pipero. /
ME SHUME LAJME
Mesazh për Presidentin. Shënjtori nga Dhrovjani i Delvinës,ndër himnografët më të mëdhenj të kishës Ortodokse.
Parlamenti sot. “Ik ore komunist m…”, deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës për karriget
Ksamil. Vazhdojnë investimet infrastrukturore të Bashkisë