SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tregtonin lëndë narkotike. Arrestohen tre shqiptarët në Greqi

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Neo Kosmos, nga policia greke, për shkelje të legjislacionit dhe tregtim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se tre të arrestuarit janë të moshës 54, 51 dhe 21 vjeçare.

Pas kapjes së tyre në banesën ku jetonin, të cilën e kishin marrë për qëllime trafikimi të një sasie kokaine, autoritetet kanë kryer kontroll në banesë, ku dhe u gjetën dhe u konfiskuan: një paketë e improvizuar me 70 gramë kokainë, 398 gram pluhur i bardhë, i përshtatshëm për falsifikimin e kokainës, 505 euro cash, 4 peshore elektronike precize, 2 celularë, 2 I.X.E. makina, 2 rrotulla film najloni të përshtatshëm për paketimin dhe standardizimin e barnave. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës///

error:
%d bloggers like this: