SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Qytetarët serbë që preferojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri, shtohen çdo vit e më shumë. Mediat serbe kanë zgjedhur që të shkruajnë për rastin e një turisteje, Mariana Rajić Delić, e cila këtë vit ka pushuar në Sarandë bashkë me familjen e saj. Blic.rs shkruan se pyetjes nëse është e sigurt të shkosh me një makinë me targa serbe në Shqipëri, ajo u përgjigj me një foto dhe një mesazh miqësor të shkruar nbi mjetin e saj.

“Faleminderit, mirë se erdhe,”- shihet e shkruar mbi makinën e turistes.

“Këtë vit, ne jemi duke pushuar për herë të parë në Shqipëri, kemi qenë në Sarandë për pesë ditë dhe nuk kemi pasur shqetësimin më të vogël. Mesazhin na e lanë kur po pushonim në një plazh mes Sarandës dhe Ksamilit,”- tregon Marijana.

Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje Marjanës ishin deti dhe natyra e Shqipërisë.

Deti është shumë i pastër bashkë me plazhet e rrugët. Shumë më i pastër se në Greqi. Plazhet këtu në Sarandë të kujtojnë më shumë bregdetin kroat, por mungojnë vetëm pishat. Ka njerëz të mirë dhe të këqij kudo, dhe ne ishim me fat që takuam vetëm ata të mirët. Gjithçka përkthehet në shqip për ne nga një shqiptar nga Kosova, i cili po qëndron në hotelin tonë. Ne i kalojmë mbrëmjet në shoqërinë e tij dhe flasim hapur për gjithçka,”- shtoi Marijana.

Mesazhi i mirëseardhjes i shkruar në makinë tregoi se nuk ka vend për armiqësi midis dy popujve, shqiptarë dhe serbë, megjithëse ne nuk flasim të njëjtën gjuhë. “Të jesh njeri do të thotë shumë, më shumë sesa të jesh shqiptar apo serb,”- e mbyll artikullin e saj media serbe.///

%d bloggers like this: