/07/04/ 2020/ “Parku Kombëtar i Prespës është një destinacion që nuk duhet humbur sapo të kemi mundur të gjithë bashkë, koronavirusin”, u shpreh sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
Ministri Klosi publikoi sot një reportazh të RTSH-së të titulluar “Magjia e fshehur e Prespës” ku flitet për bukurinë, magjinë, vlerat dhe cilësitë që ka ky liqen.
Këto vlera u prezantuan edhe në Konferencën Shkencore të mbajtur me rastin e 20-vjetorit të Parkut Kombëtar të Prespës, ku u analizuan të gjithë të rejat, problematikat, si dhe vizioni për të ardhmen e këtij parku me një bukuri të rrallë.
“Prespa siç nuk e keni njohur. Parku Kombëtar Ndërkufitar mes 3 shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë, që nuk duhet humbur si destinacion sapo të kemi mundur të gjithë bashkë, koronavirusin”, nënvizoi ministri Klosi.
“Qëndro në shtëpi sot të udhëtojmë nesër”, përfundoi ministri Klosi./R-SR//
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi