SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Dr. Laver STROKA

Dje u hap rruga e re Kardhiq-Delvine! Sa shume u lumturova!

Une nuk mund te flas per fondet e shpenzuara pasi nuk jam specialist i kesaj fushe. Nuk jam as anetar i ndonje partie parlamentare. Diten e sotme e perjetova ne menyre te vecante. Mezi prisja te merrja nje lajm prej mediave elektronike dhe rrjeteve sociale qysh ne mengjes sa u zgjova. Ishte gezim i madh, shume i madh!

Atdheut tim ju shtua edhe nje arterie! Sa qejf do te kisha te merrja pjese edhe une ne ate gezim qe mernin pjese banore te krahines time dhe pushtetare, te qeshja dhe te kendoja me ta. Rruget dhe arteriet jane jetembajtese. Nuk e imagjinoj dot pse dikush hidherohet nga kjo mrekulli?!!!

Kaq thelle eshte rrenjosur armiqesia partiake ne kete vend?!!! Ku po shkojme vellezer?!!! Qysh ne mesjete armiqte tane kerkonin percarje te na sundonin. Akoma do t’u sherbehet atyre me devocion? Larg armiqesise nese duam kombin dhe atdheun!

Ky eshte pluralizmi qe na u servir si mundesi zhvillimi nga politikanet duke na kthyer ne dy kampe te medha armiqesore? C’eshte ky pluralizem kur politikane dhe shpura e tyre flasin plot pasion per shkaterrim, vrasje, gjak, hakmarrje… kur ne jemi ne paqe dhe nuk gjejne nje fjale urimi ne kete dite gezimi ? Perse vjellin vrer ne kete dite feste opozitaret?

Perse u hidheruan kaq shume ? Si ta shpjegojme faktin qe shumica gezohet dhe pakica hidherohet per nje sukses te arritur per te gjithe? Rruga eshte mundesi zhvillimi per vendin, lehtesi per njerzit, progres… Po te ishim ne lufte valle c’mund te benin midis veti?!!!/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: