SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid “Shqipëria buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 809 992 mijë vaksinime.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas Manastirliu, vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 6 310 vaksina.Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 899,550 vaksina antikovid. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Mbrëmjen e djeshme mbërritën në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas 11,700 vaksina Pfizer.Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Brenda muajit qershor, Qeveria synon të kryejë 1 milion vaksinime.///

%d bloggers like this: