SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vangjel Dule: Vizita e Mitsotakis në jug të Shqipërisë ishte historike

Historike e ka cilësuar kreu i PBDNJ, Vangjel Dule vizitën e kryeminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit ku zhvilloi takime me minoritetin.

Në emisionin “Opinion”, Dule tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të mira, por larg marrëdhënieve që duhet të ishin.

Më tej, Duke sqaroi dhe meazhet që përcilli vizita e Mitsotakis në jug të Shqipërisë.

“Nuk ishte thjesht një vizitë rutinë, ishte historike dhe e pritur nga minoriteti grek. Shprehur mbështetjen dhe interesim për fatet e pjesëtarëve etnik grek. Ishte një mesazh i fortë më i fortë se çdo herë tjetër i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetje dinamike për rrugëtimin e BE. Kjo mbështetje nuk ka munguar asnjëherë dhe unë nuk e kam dëgjuar të shprehet në këtë nivel kaq të lartë. Ishte dhe një mesazh rajonal, duke u shprehur fuqimisht në bashkëpunimin mes dy vendev në kuadër të BE dhe NATO. Shtrëngimi më i madh i bashkëpunimit të Greqisë dhe Shqipërisë i shndërron të dyja në shtylla në rajon. Është vizita e parë e një niveli të tillë në Himarë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme. Raportet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të mirë, por larg të dëshirueshmes. Unë dakord jamë me Ramën për forcimin e marrëdhënieve, por a nuk duhet që Rama të shpjegoj pse ushte ai shkaku i tensioneve pa arsye mes dy vendeve. Ajo që duhet të ndodh në Himarë është e thjeshtë, qeveria duhet ë ndërpresë fushatën e rrëmbimit të pronave nga pronarët e ligjshëm dhe të vijoj zgjidhja e tyre. Kjo mban peng zhvillimin e pronës. Kemi marrëdhënien Shqipëri-Greqi dhe Turqi, Rama nuk ka strategji të qartë dhe ai nuk këshillohet me ekspertizën e duhur, ai improvizon. Nuk ka qenë gjithmonë e vëmendshme në politika jonë e jashtme për mbajtjen e ekuilibrit klasik dhe gjithmonë janë krijuar keqkuptime”,-tha Dule.///

error:
%d bloggers like this: