SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e sotme vendosi lënien në fuqi të masave ekzistuese, edhe pas konfirmimit të pranisë së variantit “Delta” në Shqipëri.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, tha sot se “ka rritje të lehtë të numrit të rasteve. Shtrimet në spital, që janë indikatori më i rëndësishëm, vazhdojnë të mbeten në nivele të qëndrueshme dhe më të ulëta në raport me numrin e rasteve të reja”.

“Numri i rasteve të personave të shtruar, të cilët sëmuren më rëndë dhe kanë nevojë për kujdes spitalor janë persona të cilët janë të pavaksinuar. Vihet re që rastet po rriten, në radhë të parë tek personat që vazhdojnë të mbeten të pavaksinuar”, – nënvizoi Rakacolli.

Rakacolli tha se “Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se, pavarësisht se në Shqipëri është vërtetuar tashmë dyshimi i fortë dhe i mbështetur nga laboratori Virologjik i ISHP-së për prezencën e variantit ‘Delta’, mbrojtja është njësoj. Masat për të vazhduar për ta mbajtur situatën nën kontroll do të jenë po ato që kanë qenë më parë”.

Rakacolli u shpreh se, “pavarësisht faktit se varianti i ri ‘Delta’ ka një ifektueshmëri më të lartë, mbrojtja ndaj tij është e njëjtë me të gjithë variantet e tjera. Ne mund të mbrohemi duke zbatuar me rigorizitet ato masa që janë përcaktuar nga ekspertët tanë, si mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, që tashmë fatkeqësisht nuk po vihet re, në aeroporte, qendra tregtare, ndalimi i grumbullimeve më të mëdha sesa ato të rekomanduara nga mbledhja e 20 prillit dhe vazhdimi i orës policore nga ora 24:00-06:00, si dhe orari i muzikës deri në 23:00”.

Rakacolli u bëri apel të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit vetëm me kartën e identitetit.

Masat që janë në fuqi:

– Ora policore nga ora 24:00 – 06:00;
Orari për muzikën deri në 23:00;
– Lejohen kampionatet sportive me
prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30 %, sipas protokollit të ISHP;
– Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30 % të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP./at
a///

%d bloggers like this: