SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha sot se, prania e variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri është hasur në fund të muajit maj.Në një intervistë televizive, Tomini bëri të ditur se personat e prekur nga “Delta” paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa personat e vaksinuar që gjithashtu janë infektuar, zv.ministrja tha se kanë shfaqur shenja të lehta duke mos pasur nevojë për trajtim në spital.

“Situata klinike e rasteve të cilët janë infektuar me variantin ‘Delta’, paraqitet në gjendje të qëndrueshme. Pra, janë në gjendje të mirë shëndetësore, për vetë faktin e rasteve që kemi edhe vaksinim. Pra, kalendari i kryer sipas tyre edhe në vendet e BE-së, siç ishin dy rastet e vaksinuar me dozat e ‘AstraZenecës’, apo rastet e vaksinuara ‘Pfizer’, por qoftë edhe dy rastet që kanë qenë të vaksinuar me ‘Coronavac’, shfaqin klinikë të lehtë, jo klinika të rënda të cilat kërkojnë hospitalizim”, u shpreh Tomini.

Tomini theksoi se “rastet që janë infektuar pas kryerjes së vaksinimit sigurisht që shfaqin shumë herë më lehtë klinikën, sesa rastet e pavaksinuar”.Ajo shtoi se, “mbi 60 % e tyre janë pa historik udhëtimi dhe ndërkohë mbi 38 % janë me historik udhëtimi në vendet ku prezenca e ‘Deltës’ ka qenë e deklaruar”.

Tomini tha se të gjitha vaksinat kanë efektivitet 95-100 % kundrejt formave të rënda të të gjithë varianteve të COVID-19.///

%d bloggers like this: