Nga Ridvan PESHKËPIA
Dy ditë më parë u mbajt ceremonia vjetore e dhënies së çmimeve Grammy për industrinë e dëfrimit. Shumë persona (por jo unë) u tronditën nga performanca satanike e një burri që bën sikur është grua dhe një gruaje që bën sikur është burrë. Salla e elitave lugate (zombie) u ngrit në këmbë të duartrokiste. E gjitha i ngjante një rituali satanik të cilin e kemi parë vetëm nëpër filma. Thelbi i këngës “Unholy” [i/e pashenjtë] ishte ankesa e këtyre degjenaratave se nuk ua kanë mbushur dot mendjen njerëzve si unë se burri nuk mund të bëher grua dhe gruaja nuk mund të bëhet burrë.
Epistemologjikisht, Qytetërimi Perëndimor e nisi marrshimin e tij drejt varrezës së historisë 30 vjet më parë, kur ai përqafoi ideologjinë neomarksiste. Sipas kësaj epistemologjie, e vërteta është thjesht perceptim dhe se ndjenjat janë më të rëndësishme se sa realiteti objektiv. Kësisoj, nëse ti je burrë dhe ndjehesh grua, atëhere ti je grua. Nëse biologjia nuk bindet, fajin e ka biologjia dhe ndaj saj sillemi me bisturinë e kirurgjisë plastike. Nëse individë apo shtresa shoqërore nuk binden, këta janë shtypës dhe duhet të censurohen (apo burgosen, siç e ka zgjidhur këtë punë Kanadaja).
Politikisht, Qytetërimi Perëndimor vdiq tre vjet më parë, kur ai shkeli me këmbë krenarinë e tij, krijesën e tij origjinale, LIRINË E INDIVIDIT, në emër të sigurisë, në masat e tij të çoroditura antikovid. Nuk ka shumë rëndësi nëse këto masa ishin të drejta apo jo. Qytetërimi Perëndimor mburrej se e kishte shenjtëruar lirinë e individit dhe se ajo nuk mund të cënohej për asnjë arsye (“më jep lirinë ose më jep vdekjen” thërriste Patrick Henry). Me vrasjen e lirisë së individit, Qytetërimi Perëndimor vrau veten e vet.
Moralisht, dy netë më parë Qytetërimi Perëndimor varrosi vetveten në një ceremoni satanike. Unë nuk jam besimtar dhe nuk më bëhet vonë as për Zotin dhe as për Djallin. Por e pranoj rolin e fesë si pozitiv në vendosjen e disa referencave morale të ngulitura, të cilat janë të domosdoshme në këtë rast për turmat përgjithësisht të pashkolluara të industrisë perëndimore të dëfrimit. Sipas këtyre referencave, ne të gjithë, besimtarë apo jo, e kuptojmë konceptin e Zotit të lidhur me madhështinë, mirësinë dhe mëshirën ndërsa konceptin e Djallit si të lidhur me vdekjen, shkatërrimin, ligësinë. Kësisoj, adhurimi i Djallit është një eufemizëm për adhurimin e të keqes, vdekjes dhe mbrapshtisë.
Ja edhe fundi i palavdishëm i një qytetërimi, i cili nisi me Iluminizmin dhe mbaroi me Satanizmin.///
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës