Dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, të konfirmuar me COVID-19. Pacienti 77-vjeçar nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv, teksa ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. Ai vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.
Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme edhe pacienti 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar).
Shkon në 15 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.//
ME SHUME LAJME
Tragjike! Mes viktimave nga koronavirusi, edhe gazetarja e njohur
“coronavirus.al”/ 259 të prekur, 76 të shëruar, 15 viktima dhe 1823 teste të kryera
FJALË TË ÇMUARA/ KA MILIONA MBIJETUES, BËJI NJË MILION E NJË