SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Veshtrim: Isadora Doncan dhe Josif Papagjoni…

Nga Pirro NAÇI

Për Isadora Duncan ‘’Nënën’’e vallëzimit modern kam shkruar edhe më parë. Ishte kërcimtarja amerikane që mori vlerësimet më të madha në Evropë dhe SHBA. Këto ditë doja ti ‘’prekja’’ me dorë kujtimet e saj… Jo vetëm ato të Sarandës, por edhe ato të Athinës… Në Sarandë jetoi në verën e 1913… e ardhur nga udhëtimi i gjatë i ftuar nga vëllai, Raimond, për të ndihmuar njerëzit e vuajtur të kësajë zone… Jam i sigurtë që ajo ishtë edhe turistja e parë, ose nga të pararët e Sarandës me ato çka shkruante në librin ‘’My Life’’. Nuk di ndonjë turist tjetër të ketë lënë një ‘’testament’’ me një promovim kaq të madh për Sarandën…I botuar më 1927, u përkthye në dhjetra gjuhë dhe i lexuar nga miliona njerëz në botë… ‘’Shqipëria-shkruante- ishtë një vend i çuditshëm dhe targjik… për Sarandën vazhdonte…’’Jetonim në një çadër afër detit.

Çdo mëngjes sa dilte dielli futeshim dhe notonim…Në Sarandë nuk kishte flokëtore, këtu për herë të parë preva flokët dhe i hodha në det…’’ Në atë kohë Isadora ishte e lënduar nga depresioni. Pak muaj më parë kishte humbur dy fëmijët e saj …Dilema për të vazhduar jetën dhe artin e mundonte shumë… Në qoftë se ajo jetoi dhe bëri famë në mbarë botën ‘’ilaçin’’ e gjeti në Sarandë… Ja se ç’farë shkruante për atë periudhë pas ndihmës së vazdueshme që bënte me vëllai për fëmijë e Sarandës dhe nënat e tyre…’’Ktheheshim në çadër të shqetësuar dhe të mërzitur, por një shpresë lumturie më përkëdhelte shpirtin…Fëmijët e mi kishin ikur, por kishte të tjerë fëmijë të vuajtur dhe të uritur…Mund të mos jetosh për këta fëmijët e tjerë’’?… Shëndeti dhe forcat po riktheheshin.

Nga Sarandës, mori rrugët nëpër botë për të shpërndarë kulturë, dije dhe lumturi. Sot në Athinë doja të shikoja nga afër shtëpinë e saj të ndërtuar qysh më 1903… ku hapi të parën shkollë baleti, ashtu siç bëri më vonë në Francë, në Angli, Gjermani, Itali, Hollandë e pastaj në Rusi e gjetkë. ‘’Pallati i Baletit’’ u pagëzua shtëpia e projektuar mbi modelin e Pallatit Mbretëror të Agamemnon…Në Athinë Duncan donte ti përkushtohej studimit të artit orkestral, artit të kërcimtarit të grekëve të lashtë, siç shprehej vizualisht në skulpturat dhe pikturat e vazove…Kërkuan bashkë me vëllanë një tokë për të realizuar ëndrën e tyre… Në kodrën përballë Akropolit mendonin se do të ishte vendi ideal…Në ato toka të ndjera kullosnin bagëtitë Arvanitasit e Athinës…Vendi quhet Kopana, që e kishte marë nga druri me të cilin gratë rrihnin rrobat në përroin e Kopanës. Tokën e blenë nga vllezërit Gjoni… Ajo që më shtiu më tepër për të parë nga afër ‘’Pallatin e Duncan’’ ishin përpjekjet e Bashkisë Virona ( Lord Bayron) të Athinës për ta mbajtur gjallë dhe për ti dhënë jetë veprës së Duncan..

Qysh më 1980 e rindërtuan dhe e kthyen në një hapësirë trajnimi, ku fëmijët e të gjitha moshave zbulojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe artistike në artin e kërcimit. Një eksperiencë që duhet të na ngacmojë mendimin …Atë çadrën e Duncan në Sarandë mund ta bëjmë një ‘’Pallat të Agamemnons’’ për produktin turistik… Turistët në sarandë vizitojnë një bunker në qendër të qytetit dhe bustin e një amerikaneje politikane!!! A nuk do të ishte me interes të shikonin dhe çadrën e Dunkan, të ngrirë në kohë, të ‘’betonizuar’’ apo ‘’bronxëzuar’’ artistikisht ? Në ‘’Kopana’’ tek meditoja Duncanin më erdhi ndër mend një intervistë, e një sarandioti. Pothuajse fliste me aq pasion për Sarandë dhe detin sikur të kishte ‘’kodet’’ apo AND-në e artit, njësoj me atë të Duncan !!! Në fëmijëri, shkruante, identiteti i qytetit ishte deti…qysh atë herë deti u fut në lëkurën time… Pothuajse këto fjalë i gjeta edhe në faqet e para të kujtimeve të Duncan…Mësoi të notonte aty ku notonte edhe Duncan… madje mund edhe të jetë ‘’takur’’ me flokët e saj fosilizuara tashmë në bregun e Sarandës…

Kur u bë aktor interpretimi i tij më kujtonte valën e detit, flladin e erës, lëvizjet në skenë më ngjanin me skulpturat e gjetura në amfiteatrin e Butrintit…më kujtojnë shpirtin e kërcimin modern të Duncan. Si kritik letrar çdo gjë e kishte përbrenda, lundronin nën lëkurë e tij,ai vetëm sa i zgjonte dhe hërë herë i trazonte…Një kritikë letrare që i kishte të gjitha tiparet e fisnikërisë..

Josif Papagjoni … një ‘’Duncan’’ i vërtetë i kritikës së artit. Nëna e lindi mashkull…po ta kishte lindur femër ndoshta sot do të ishte një nga Ministret më të mira të Kulturës!…Sa për Sarandën, ai ka bërë dhe ka akoma shumë për të bërë. Do të ishte në nderin e saj ta kishte në Këshillit Bashkiak, qoftë edhe në mënyrë simbolike… Jo se jashtë saj ai nuk mund të bëjë ‘’çudira’’, se zor mund ta nxënë ‘’kornizat’’. Një jetë të tërë ai ka futur në ‘’korniza’’ vepra arti të kinematografisë,të letësrisë, të teatrit dhe personalitete të ndryshme…ka krijuar një ‘’Galeri’’ të tërë…

Por Saranda dhe pushteti lokal, ka nevojë për zërin e studjuesit, të pedagogut, të akademikut, e njeriut që do të ndryshojë Sarandën. Ka nevojë për zë, me forcën e dallgëve të detit, që të zgjojë nga gjumi Tiranën…dhe ti mësojë asaj si të ‘’notojë’’ në valët e bukura të kulturës shqiptare… Propozimi i ‘’çuditshën’’ për Profesorin, më lindi tek pallati i Duncan në Athinë…Ndoshta dikush që ka ‘’forcë’’ duhet të bëjë diçka edhe për ‘’kasollen’’e Sarandës. Në Athinë ja dhanë mundësinë vëllezërit Gjoni…Në Sarandë ndoshta mund tja japë Papagjoni…/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: