SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi sot, në një prononcim për mediet se “keqmenaxhimi i sistemit arsimor ka shpopulluar vendin”.

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca e parë, pas padisë së ministres së Arsimit,  Evis Kushi, lidhur me deklaratën e Vokshit për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.

“Ishte seanca e parë pajtuese, por për çudi, ministrja Kushi nuk ndodhej në seancë, ashtu siç ligji e përcakton. Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej. I kërkova gjykatës që të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’ia paraqitur në prezencë, sipas ligjit, të gjitha faktet dhe provat të cilat i kam denoncuar dhe do të vazhdoj t’i denoncoj”, tha Vokshi.

“Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, por do të ishte në nderin dhe moralin e saj të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Koha e provoi që pyetjet ishin po ato që u dërguan në inbox-in tim nga një mësuese. Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor. Evis Kushi ka përgjegjësi ligjore, ka përgjegjësi morale dhe përgjegjësi politike. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen”, vijoi ajo.

Sipas Vokshit, “arsimi sot gjendet në një pikë alarmante”.

“Vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi, sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste. Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është në gjendjen më të keqe në të gjithë historinë e vet. Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rëndë të këtij sistemi. Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit. Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë”, tha Vokshi.///

error:
%d bloggers like this: