SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Votimi i emigrantëve, PD gati të zbatojë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përshëndetur sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për detyrimin e Kuvendit që të plotësojë boshllëqet ligjore për të garantuar votimin e emigrantëve. Në një postin në rrjetet sociale, Alibeaj tha se ne jemi gati menjëherë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Shqiptarët kudo ku janë kanë të drejtë, por dhe përgjegjësi të përcaktojnë qeverisjen që ata duan! Edi Rama mund t’i dëbojë nga vendi përkohësisht, por PD do të bëjë çdo gjë që Shqipëria të jetë vendi ku shqiptarët të duan të jetojnë dhe të kthehen”, tha ai.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e votës së emigrantëve, është një fitore e madhe për shqiptarët dhe votën e lirë në Shqipëri. Njëkohësisht, ky vendim është një grusht për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat me plot gojën mund të quhen  antikushtetuese. Për Partinë Demokratike, ky vendim është dëshmi e asaj që kemi thënë në krye të herës, se mohimi i të drejtës së votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, është cenim i të drejtës kushtetuese të votës. Gjithashtu ky vendim është dëshmi tashmë Kushtetuese, që zgjedhjet e shkuara janë një pasqyrim jo real i votës dhe rrjedhimisht janë zgjedhje të cilësuara tashmë zyrtarisht antikushtetuese”, u shpreh ai.

“PD e përshëndet këtë vendim dhe ofron të gjithë gatishmërinë e saj për të mundësuar që në zgjedhjet e ardhshme të drejtën e votës së mohuar për emigrantët shqiptarë. Ne jemi të angazhuar maksimalisht që në Reformën e re Zgjedhore të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë parti e votës së lirë, për çdo shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë”, shkruan Alibeaj.///

error:
%d bloggers like this: