Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është promovuar nga “Voyaged” një prej faqeve më të njohura të destinacioneve botërore.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila thekson se “është kënaqësi e papërshkrueshme teksa shoh Gjirokastrën që promovohet në një prej faqeve më të njohura të destinacioneve botërore”.
“Me kulturën e çmuar, arkitekturën unike që i ka dalë në dritë e me njerëzit punëtorë që ia bëjnë hyzmetin dita ditës, tanimë po korren edhe frytet e punës për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor”, tha Kumbaro.

“Një prej qyteteve më të vjetra ne Shqipëri”, shkruan “Voyaged” duke publikuar edhe disa fotografi nga qyteti i Gjirokastrës.
E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.
Kalaja e gurtë, parku i Antigonesë, muzetë e qytetit vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. Rreth 90 mijë turistë vendas dhe të huaj vizituan gjatë vitit 2021 qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat e tij.///
ME SHUME LAJME
Sarandë-Tiranë, me vrap. Aulish Çukari, synon kryeqytetin me 30 km në ditë
Vëzhgim-Sarandë, I kap ‘Virusi i ‘tëbimit”.Shkatërrohen stolat dhe koshat, reagon bashkia
Banderolë për Mourinho në Tiranë: Mirë se vini në Romën e vogël