SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vrasja e 16-vjeçarit pasi nuk pagoi paratë e karburantit, vijojnë protestat në Athinë e Selanik

Dy qytetet më të madha të Greqisë Athina dhe sidomos Selaniku janë përfshirë përsëri në protesta të dhunshme pasi 16-vjeçari rom, i cili u qëllua në kokë javën e kaluar gjatë një ndjekjeje policore për një faturë 20 euro të papaguar të karburantit, ka humbur jetën. Ai trajtohej në dhomat e kujdesit intensiv prej datës 5 dhjetor. Mbi 2500 protestues në Selanik u përleshën me policinë pas dy mitingjeve paqësore në fillim që më pas degjeneruan në akte dhune, kur një grup prej disa dhjetëra të rinjsh u shkëputën duke i vënë zjarrin kazanëve dhe duke hedhur kokteje molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Përleshje më të kufizuara ndodhën në Athinë, ku protesta ishte kryesisht paqësore.

Vrasja e 5 dhjetorit ndaj të riut rom 16-vjeçar në Selanik shkaktoi ditë protestash shpesh të dhunshme në pjesë të ndryshme të Greqisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga të afërmit e tij dhe drejtuesit e komunitetit që protestat të mbeten paqësore.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit ka shpallur gjendje gatishmërie për të gjitha forcat policore. Sot në mesditë pjesëtarët e familjes kanë marrë trupin e tij nga spitali për ta varrosur sipas traditave. Ndërsa avokati i policit 34-vjeçar, që tani përballet me akuza më të rënda, thotë se adoleshenti u përpoq të përplaste motoçikletat e policisë të përfshira në ndjekje, komuniteti rom ka denoncuar të shtënat dhe tashmë vrasjen, për motive raciste.

Vitet e fundit disa pjesëtarë të komunitetit rom janë plagosur ose qëlluar për vdekje gjatë konfrontimeve me policinë, ndërsa dyshohet se kërkonin t’i shmangeshin arrestimit për shkelje të ligjit.///

error:
%d bloggers like this: