Dy javë pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë, policia arrestoi Albano Velon, kunatin e Aleksandër Sadikajt që u vra nga shpërthimi i tritolit pranë TEG në qershor të vitit të kaluar.Nga hetimet ka dalë se për 6 muaj, Albano Velo së bashku me një person tjetër ka planifikuar hakmarrjen për vrasjen e kunatit të tij dhe në mbrëmjen e 16 Dhjetorit ka ekzekutuar Edmond Papën në Tiranë.
30-vjeçari është nga Këlcyra dhe u arrestua në Rinas, kur sapo ishte kthyer nga Franca në orët e para të mëngjesit të 1 janarit.Dyshimet janë se Papa u ndoq këmba-këmbës nga Velo dhe një person tjetër, një 44-vjeçar i identifikuar si A.B., banues në Tiranë. Ky i fundit është shpallur në kërkim si bashkëautor i vrasjes së Papës.Edmond Papa u vra pranë një lokali në Selitë. Në momentin e krimit ai tentoi të godasë vrasësin me çfarë ka mundur, por u qëllua për vdekje nga 9 plumba.
Gjykata e ka lënë në burg Alban Velajn, i cili ka mohuar autorësinë e vrasjes.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023