SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetët e mazhorancës kanë propozuar disa ndryshime të Kodit Rrugor, me qëllim lehtësimin e procedurave administrative dhe përfitimin e shërbimeve më të mira dhe ekonomike për qytetarët.

Shoferët e rinj, deri në tre vite nuk do mund të qarkullojnë në rrugët e vendit autostradë me më shumë se 80 km/h, ndonëse në disa akse shpejtësia maksimale është deri në 110 km/h. Me shpejtësi më të reduktuar, kjo kategori do të lëvizë edhe në rrugët interurbane. Sipas propozimit maksimumi që mund të lëvizet në këto akse është 70 km/h, nga 90 që është limiti i lejuar.

Një tjetër ndryshim është dhe vlefshmëria e patentave. Sipas draftit, drejtuesit e veturave, nëse patentat kanë vlefshmëri për 10 vite deri në moshën 50-vjeçare, tani parashikohet që deri në moshën 70-vjeçare të zgjatet afati me vlefshmëri 15-vjeçare.

Deputetët e grupit parlamentar socialist propozojnë që shoferët e autobusëve, kamionëve apo transportit publik mund të drejtojnë mjetin deri në moshën 70-vjeçare, nga 65 që është aktualisht. Ky ndryshim bëhet për të përshtatur moshën e pensionit që shkon në proporcion rritjeje.

Ndryshimet e reja të propozuara, janë depozituar në Kuvend dhe pritet të shqyrtohen në komisionet parlamentare. Kodi Rrugor, u ndryshua për herë të fundit në Qershor të vitit të shkuar, ku pjesa më e madhe ishin tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan///.

error:
%d bloggers like this: