SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në një deklaratë për mediat, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se ndjen keqardhje që grupi parlamentar i PD-së nuk ka qartësuar ende një pozicion të qartë të kandidaturës për Avokatin e Popullit.

“Është keqardhje e madhe që ne kemi shkelur disa afate kushtetuese dhe mbani mend sesa bërtiste opozita kur kishte vonesa në plotësimin e vakancave në shumë institucione të rëndësishme të drejtësisë dhe sa keqardhje e madhe është që grupi parlamentar i PD-së të cilit i takon propozimi për Avokatin e Popullit, ende nuk ka qartësuar një pozicion të qartë lidhur me kandidaturën dhe natyrshëm unë mendoj që ajo që kemi ka shumë rëndësi, është që ne ta përmbyllim këtë proces.

Avokati i popullit aktualisht vazhdon të qëndrojë në detyrë përtej mandatit dhe të mos harrojmë rëndësinë që ka avokati i popullit si një organ kushtetues i cili duhet që përmes mekanizmave të vetë monitorues duhet të jetë shërbëtor dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut sa herë që konstatohet që ka shkelje të të drejtave të njeriut që kështu në këtë aspekt, vendosja në normalitet e punës së Avokatit të Popullit është një detyrë.

Kjo nuk mund të jetë një qokë politike, nuk duhet parë sikurse ka ndodhur më parë, por duhet të jetë si një përfaqësues i drejtpërdrejtë i qytetarëve në këtë detyrë kushtetuese. E ka emrin avokati i popullit, nuk duhet të jetë një qokë politike për një emër të caktuar, por duhet të jetë një përfaqësues i lartë i cili të ketë eksperiencë të rëndësishme dhe të dukshme në mbrojtje të të drejtës së njeriut”, është shprehur Balla.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Ai ka si mision të tij parandalimin e konflikteve të mundshme midis administratës publike dhe individit. Avokati i Popullit vepron në bazë të ankesës apo kërkesës së paraqitur pranë tij. Ai vepron edhe me nismën e vet, për raste të veçanta, të bëra publike, por gjithmonë duhet të marrë më vonë pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.

Per te realizuar edhe me mire objektin e punes se vet dhe per te qene sa me prane qyetareve, Institucioni i Avokatit te Popullit rreth 7 vite me pare, çeli 7 zyra rajonale, perkatesisht ne Sarande, Dropull, Shkoder, Fier, Berat, Pogradec dhe Kukes, me perfaqesues te kualifikuar ne te shtate zyrat./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: