SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Tragjas, duke ndezur zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, me fishek në fole.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi N. S. është dhe autori i dyshuar i një rasti tjetër të zjarrvënies, më datë 15.09.2022, në fshatin Dukat, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi të egër dhe një sipërfaqe toke me pemë ulliri.///

error:
%d bloggers like this: