102 vjetori i ndarjes nga jeta të Ismai Qemalit homazhe dhe përkujtim në Vlorë. Homazhe në nderim të babait të kombit shqiptar. Vlerësim dhe nderim për figurën e Ismail Qemalit.
“Jemi këtu,- ka theksuar kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli,- për të nderuar figurën e themeluesit të shtetit shqiptar. Historia na tregon se duhet të jemi të vëmendshëm ndaj atyre që i kanë dhënë kombit vlera te padiskutueshme.
Cdo kush është i ftuar këtu sot. Në Vlorë nderohet kështu Ismail Qemali themeluesi i shtetit shqiptar në 102 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përvjetorët e Ismail Qemal Vlorës nuk do të mjaftojnë asnjëherë për ta kujtuar e falenderuar sa duhet, burrin e urtë e mendjendritur, për gjithë ç’i dha Shqipërisë! “Vepra e jote, përdita ndriçohet! Po ti o Burrë, na ike pa gas, Na le përjetë, po ti le pas Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet”.
Me fjalët e Petro Markos, i përulem sot e gjithmonë veprës së tij, që ndriçoi historinë e kombit! Shtëpia e parë e qeverisë shqiptare, ishte vizita e dytë e kësaj dite, për të kujtuar e nderuar Ismail Qemal Vlorën. Për shkak të projektit të ri që ka nisur prej kohësh, Muzeu i Pavarësisë, sot, mund të jetë i vështirë për t’u vizituar, por shumë shpejt, investimi i ri qeverisë shqiptare do t’i rikthejë rëndësinë, duke e evidentuar mes një parku të gjelbëruar që do të vizitohet nga çdo turist që ndalon në Vlorë.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota