SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

ATHINË – Greqia raporton 232 raste me virusin e Nilit Perëndimor dhe 19 viktima që nga fillimi i viti

 Rastet e infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi vazhdojnë të rriten.

Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi sot se 232 persona janë infektuar që nga fillimi i vitit, ndërsa 19 prej tyre kanë humbur jetën.

Numri i rasteve është rritur më shumë se pesëfish që nga fundi i korrikut, kur ishin raportuar 42 raste. Një javë më parë, numri ishte 157.

Shumica e rasteve janë regjistruar në zonën e Athinës së Madhe, sipas EODY.

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet përmes pickimit të mushkonjave. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë vetëm shqetësime të lehta.

Rastet e rënda prekin kryesisht personat e moshuar dhe njerëzit me sëmundje ose probleme të tjera shëndetësore.

Epidemiologët u kanë bërë vazhdimisht thirrje qytetarëve të mbrohen nga pickimet e mushkonjave, ndër të tjera duke përdorur rregullisht dhe duke riaplikuar ilaçet kundër mushkonjave.(Atila KOTA)

error: