SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

11 vjeçari Orjon Halili, do të përfaqësojë Sarandën në Kampionatin Botëror të Shahut

11 vjeçari Orjon Halili, një talent i Akademisë së Shahut Butrinti, do të përfaqësojë Sarandën në Kampionatin Botëror të Shahut.

Mjeshtri i Shahut, trajneri i mirënjohur Lime Mihasi e bën publik lajmin duke i uruar ditëlindjen sot, talentit te shahut të ekipit “Butrinti”, Orjon Omer Halili.

“Sot është ditëlindja e mjeshtrit të ardhshëm të Akademisë së shahut Butrinti Orjon Halili i cili mbush 11 vjeç dhe në 25-29 Prill të këtij viti do të marë pjesë në kampionatin botëror Rapid & Blitz të kadetëve, që zhvillohet në Durrës. Urime Orjon!,-shkruan Mjeshtri Mihasi./sarandaNews.al///

error: