
Prodhuesi i materialeve për bateri, komapania Sila Nanotechnologies ka siguruar një fond prej 170 milionë dollarë, si shtesë e përpjekjeve për përmirësim të kapacitetit ruajtës të baterive “litium-jon”, kryesisht për prodhuesin gjerman ”Daimler AG”.
Shifrat e fundit, kanë çuar totalin e financave të kompanisë në 295 milionë dollarë, me çka planifikohet që konsumatorët e parë të furnizohen brenda vitit të ardhshëm.
Kompania po zhvillon një material me bazë silikoni, me të cilin synon të zëvendësojë grafitin në baterinë “litium-jon”, me shpresë të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë si dhe performancën e saj.
“Përmirësimet e baterive tradicionale li-jon kanë ngelur në një rritje me vetëm 1-2 % për vite të tëra. Zbulimi i Sila Nano demonstron një përmirësim dramatik me 20 %, me një potencial që kjo të rritet me 40 % krahasuar me baterinë tradicionale li-jon”, tha kompania, e cila tashmë po planifikon të hyjë edhe në tregun e automobilave me BMW dhe ”Daimler AG”.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI