Një ngjarje e rrallë është regjistruar në një fshat të Lushnjës.
Një 27 vjeçar ka kërcënuar dhe ka grabitur një çift të cilit i gjeti rastësisht në tokën e tij duke bërë dashuri.
Fabjol Dedej me banim në fshatin Dushk, ka shkuar në pronën e tij dhe aty ka konstatuar se një çift ishte duke bërë dashuri brenda në makinë.
Në fillim mes tyre ka pasur një grindje, por më pas ai i ka kërcënuar me thikë dhe u ka marrë sendet personale.
Çifti ka shkuar në policinë e Lushnjës dhe ka kryer një denoncim ku efektivët kanë arrestuar menjëherë 27-vjeçarin.
Më pas e kanë marrë dhe e kanë shoqëruar tek prona e tij për të treguar vendin se ku kishte fshehur thikën dhe sendet./jav//
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”