SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

40 vite nga revolta e Qafë Barit, Basha: PD do bëjë gjithçka për Shqipëri më të mirë

 Kryetari i PD, Lulzim Basha, përkujtoi sot 40-vjetorin e revoltës në burgun e Qafë Barit, duke nderuar me mirënjohje dy protagonistët e kësaj ngjarjeje historike, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja.

Basha u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, “edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie”.

“Në këtë përvjetor përkulemi me nderim dhe mirënjohje para heroizmit të dy martirëve të revoltës së Qafë Barit, Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës, të cilët u bënë mishërim i sakrificës për liri, dhe të shokëve dhe bashkëvuajtësve të tyre, protagonistë në këtë ngjarje të madhe”, theksoi Basha.

Sipas kreut demokrat, PD do të bëjë gjithçka që për shqiptarët të bëhet realitet aspirata për një Shqipëri më të mirë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më të begatë. Lavdi përjetë heronjve të revoltës së Qafë Barit”, shtoi Basha.(Gjergji MIMA) ///

error: