SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

5 Tetori, Dita Botërore e Mësuesve

Nga Guri Tartari/

Të dashur kolegë,

Çdo vit 5 Tetori, Dita Botërore e Mësuesëve është një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e profesionit tonë,duke theksuar që qëllimi i kësaj dite është angazhimi në “njohjen dhe promovimin e mësuesëve nga e gjithë bota” si dhe duke ekspozuar mundësitë për të marrë parasysh zgjidhjen për problemet e identifikuara në sistemin arsimor.

Duke festuar Ditën Botërore të Mësuesëve, Kombet e Bashkuara vlerësojnë rolin e mësuesëve në ofrimin e arsimit cilësor në të gjitha nivelet. Vetëm arsimi cilësor u mundëson fëmijëve dhe të rriturve të të gjitha moshave të mësojnë të marrin pjesë në komunitetin e tyre lokal dhe shoqërinë globale në një mënyrë produktive dhe angazhuese.

Pa një mësues të mirë askush nuk do të kishte mësuar të lexojë, të shkruajë, të numërojë dhe të marrë aftësi që shpesh kanë ndërruar rrjedhat e historisë së njerëzimit.Shkurt, funksionimi i shoqërisë varet nga mësuesit dhe Dita Botërore e Mësuesëve duhet ta justifikojë këtë fakt. Në rastin ideal, një qëndrim i tillë i vazhdueshëm ndaj shkollës dhe mësuesëve do të nënkuptohej me rolin vlerësues dhe respektues në shoqëri.

Por ne, nuk jetojmë në rrethana ideale, nuk dëshmojmë një qëndrim adekuat ndaj mësuesëve dhe statusi ynë shoqëror dhe material janë një dëshmi dhe dështim i vlerësimit të kontributit tonë profesional.Kjo së pari ndikon dhe do të vazhdojë të ndikojë në zhvillimin e shoqërisë. Rëndësia e shkollës dhe e jona të nderuar kolege e kolegë në një shoqëri nuk mund të zbehet nga ca ardhacakë apo rastësorë në kohët e vështira që po kalojmë.

Ne jemi fenerët e ndryshimit pozitiv shoqëror dhe të gjitha reformat e nevojshme varen nga ne dhe angazhimi jonë. Në duhet të jemi ata, që duhet të vulosim të ardhmen e atdheut tonë përmes punës së përditshme, edukimit dhe formimit të nxënësve tanë.

Një shoqëri që nuk është e vetëdijshme për kontributin e profesionit të mësuesit, nuk është në rrugën e duhur.Barometri më i mirë i një shoqërie të shëndetshme, është vlerësimi dhe vendi i profesionit mësimor në atë shoqëri. Prandaj, theksojmë edhe një herë: Me INVESTIMIN NE ARSIM ne krijojmë një të ardhme më të mirë për kombin!///

error: