SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID/ Basha: Rama premton të sjellë shumë pak vaksina

 “Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese”, deklaroi sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në një reagim në lidhje me sigurimin e 500 mijë dozave të para të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer.

Basha shprehet se Rama premtoi shumë dhe solli pak vaksina.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, u shpreh Basha. /atsh///

error: