Nga Sofokli Mekshi/
Nuk do te beje folozofi e as te spjegoj permbajtjen e termit „ lufta e klasave“. Per te lindurit para viteve 80- te, gjithecka eshte e qarte. Per nje pjese te popullsise te kohes,lufta e klasave, solli nje kalvar te gjate vuajtjesh e kufizimesh sa qe plaget dhe rrjedhojat negative, te asaj lufte ende jane evidente.
Shumica tjeter, ushtruesit e saj, zyrtarisht dhe publikisht nuk kane kerkuar ndjese publike ne aspektin moral. Nderkohe, qe shoqeria jone, posacerisht strukturat qeveritare, jane duke kompesuar demshperblimin e viteve te burgut, protagonisteve por edhe bijeve e nipave te tyre. Me vjen nga ajo kohe nje kujtim i hidhur.(secili e ka nga nje te tille ne mos me dhjetra). Baxhanaku im u propozua per nje vend pune te Turizmin e kohes, por kundershtaret e tij, ata qe e pretendonin per vete ate vend, shkuan deri ne fshatin Bashaj, ne Vlore dhe „ mesuan“ se babai i te ndjerit, kishte qene 5 dite me Ballin.
Aq u desh qe te prishej gjithecka. Dhe jo vetem per ate rast por edhe per cdo mundesi tjeter ,rruget u mbyllen atij vet si dhe familjes !Kjo ishte e kaluara po sot ku jemi ne raport me ate qe quhej „lufte klasash“?!
Qe ne fillimet e demokracise sone, u cfaq fytyra e shemtuar e asaj lufte. Me terma demokratike u shpik neni 24/1 qe largonte nga puna te gjithe nepunesit qe ishin me partine e punes dhe u zevendesuan me ata te partise se Ballit te asaj kohe por edhe me partine e „Ballit te Ri“ me Partine demokratike. Keshtu te gjithe vrapuan te antaresoheshin me PD, me PR, qe te gjenin nje vend pune, apo te beheshin pronare te ndonje kioske apo edhe me shume.
Asgje nuk kishte ndryshuar. Kryetaret e degeve te partive ne rrethe shfrynin „ pronat nuk ua japim komunisteve“. Socialistet e rinj ankoheshin se keta na lane pa gje dhe u larguan ne emigracion per te mbijetuar.
Hakmarrja primitive sundoi edhe mbi te pafajshmit.! Deri edhe tek pastrueset shkoi steka e kesaj lufte te re klasash. Etj, etj. Keshtu beri PD-ja keshtu vazhdoi edhe PS-ja kur erdhi ne pushtet. Vertete qe ne kapitalizem nuk ka klasa ne kuptimin e para viteve te 90- ta, por sot jane „klasat-parti“ apo“ partite- klasa“.
Asgje nuk ka ndryshuar . Historia e Kudretit vazhdon edhe me emra e mbiemra te tjere. Klementi do te conte vajzen ne nje vend pune ne administrate, por aktivistet e partise u ngriten ne mbledhjen e radhes te grup seksionit e deklaruan se babai i saj kishte qene me partine socialiste. Ne kemi njerezit tane ! Tashme kjo parti ishte »Balli » i djeshem dhe njerzit e saj u quajten balliste. !
Ketu poshte,ne bazen e cdo partie, fytyra e shemtuar e luftes se klasave cfaqet edhe me e ashper, e hapet, si te thuash pa kurrefare « tualeti » apo makiazhi politik.Neper fshatra klubet jane ndare ne te Ps dhe te Pd. Anetaresia e njeres nuk mund te pij nje kafe tek tjetra.
Ne Konispol jane ndar edhe autobuzat e linjes drejt Sarandes.Muaj me pare u bere deshmitare i nje rasti te shemtuar. Kryetari i ps te ish komunes se Markatit guxoi te udhetonte me autobuzin e « Ballit »Ia nxin jeten udhetaret. U detyrua te zbriste ne Vrion e te gjente automjet tjeter, sigurisht ndonje qe nuk ia dinte funksionin qe mbante ne parti.
Ne Rrezome, demokratet nuk shkojne ne dasmat e familjeve socialiste dhe e kunderta duke deklaruar“ pse me komunistet do ulem une ne tavoline>Po ftove ata te djathtet nuk vijme ne ne dasme »Dhe ne nje rast te tille Demiri i tha te ftuarit‘ » Po mire more mik kur te te vdes babai vetem me ata te partise tende do ta varrosesh »Makabre ta degjosh pa le edhe ta provosh kete realitet politik ku zhvillohet jeta e shumices se shqipetareve.
U takon drejtuesve te partive politike qe ta « nderpresin » luften deri edhe fizike qe bejne ne parlament cdo te enjte sepse behen frymezim qe ushqen sjelljen e strukturave te tyre ne seksione. Puna e nisur nga qeveria e tanishme per te vleresuar primare per karjere, aftesite profesionale, duhet te vazhdoje per te krijuar besim tek te rinjte se per tu punesuar ne administrate apo diku tjeter nuk eshte kusht kriteri politik, pasja e nje tesere partie.
Prandaj o vllezer shqipetare e minoritare, leber e cemer , t’u themi « mjafte » ketyre praktikave te njejta te « luftes se klasave » te dikureshme dhe te ndezim midis nesh zjarrin e dashurise e te miqesise, te mos bejme lojen e titullareve atje larte, ne majen e piramides se partise. Ata kane e mbrojne te tjera interesa, jo te njejta me tonat.///R-SR///
ME SHUME LAJME
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
SHËNIM. Pa shëndetin e kafshëve nuk ka shëndet publik
“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”