“Albanian Coast Trip 2020” me pilotë nga Çekia, Polonia, Zvicra dhe Shqipëria kanë mbyllur fluturimin e tyre në Ksamil, Sarandë.
Pas përfundimit të këtij turi, ata u pritën nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili shpërndau edhe certifikata vlerësimi dhe mirënjohje për pilotët.
“Pilotët nga Çekia, Zvicra, Polonia e Shqipëria sipas traditës shqiptare i falënderuam për pjesëmarrjen dhe pasionin që ushtrojnë, duke besuar fort se ata do të rikthehen e do të shijojnë bukuritë e brigjeve të Sarandë jo vetëm nga ajri, por edhe si turistë së bashku me familjarë e miq të tyre”, – tha Gurma.



Kryebashkiaku u shpreh se “ndamë certifikata vlerësimi për ta, e mirënjohje të veçantë për Alket Islamin, i cili prej vitesh promovon mrekullitë shqiptare nga një tjetër këndvështrim si një ambasador i veçantë i turizmit shqiptar”.


Pilotët nga Çekia, Polonia, Zvicra dhe Shqipëria ishin pjesë këtë vit e këtij udhëtimi nga data 5-11 tetor. Aktiviteti filloi në Velipojë dhe përfundoi në Sarandë, ndërkohë pilotët përshkuan rreth 500 km vijë bregdetare në fluturim.///atsh///
ME SHUME LAJME
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore
Info PLUS. Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime