Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli gjatë një interviste televizive theksoi se, “ne nuk duam të mbyllemi krejtësisht dhe të bëjmë atë që u bë në fillim të pandemisë, që të mos arrijmë në këtë nuk e kemi në dorë ne por e kanë qytetarët”.
“Ne po ndjekim me shumë vëmendje dhe kujdes situatën duke menduar që problemi i shëndetit është një problem kompleks i cili është i lidhur me ekonominë me problemet sociale dhe ato psikologjike. Nga ana tjetër mendojmë gjithmonë që shëndeti vet është i pari. Ne kemi vazhdimisht që apelojmë që mos arrijmë në mbyllje, qytetarët të bëjnë vet disa kufizime që nuk janë të vështira. Vazhdimisht apelojmë të përdoret maska, të përdoret maska me shumë dëshirë. Njerëzit nuk e mbajnë maskën në mënyrë korrekte, vazhdojnë të qëndrojnë me orë të zgjatura në bare e restorante dhe nuk ruajnë distancën. Ju lutem të gjithëve asnjë nuk e do mbylljen që të mos arrijmë në mbyllje vazhdojmë ta kemi akoma në dorë, e kemi në dorë vet e kemi në dorë të gjithë bashkë të mbajmë maskën në të gjitha ambientet, të ruajmë distancën”, apeloi Rakacolli.
Mbi rritjen e numrit të të të të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit Rakacolli tha se, “kjo është një situatë shqetësuese sepse numrat po vijnë në rritje e cila vjen si rezultat sepse ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë dhe me atë që qytetarët nuk po zbatojnë masat”.
Mbi një mbyllje të pjesshme të vendit Rakacolli tha se, “gjithçka varet nga shifrat. Shifrat janë të larta dhe po rriten ndjeshëm, po rritet numri i të shtruarve, numri i vdekjeve në përputhje me numrin e të shtrimeve nuk po rritet me proporcionalitet. Një analizë e tyre e kombinuar do na detyrojë që të marrim ato masa në uljen e rasteve, por do jenë masa të mirëmenduara. Në këtë moment që po flasim jo. Gjithçka varet nga situata dhe ne jemi në 24/7 ditë të javës në monitorim të situatës”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit