SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vijon të rritet numri i të infektuarve/ Sot 495 e 8 viktima! Spitali COVID 1 në alarm! Të sëmurët në radhë për shtrim

-Një tjetër rekord infektimesh ka shënuar vendi ynë në 24 orët e fundit  me 495 të prekur nga koronavirusi nga 1927 testime të kryera. 

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 8 pacientë duke e cuar në total numrin e viktimavë në 557 që prej fillimit të epidermis

Në tre spitalet COVID ka 352 të shtruar, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 janë në intubim.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 141 qytetarë ndërsa numri i personave aktiv me COVID-19 ka shkuar mbi 11 mijë.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për respektimin e masave.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm”, shkruan Ministria. 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki
253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë,
20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 
12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë,
9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,
3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë,  2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

COVID-19 – Statistika (7  Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 495
Të shëruar ne 24 orë 141
Të shtruar në spitale 352
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1927
Testime totale 137,172
Raste pozitive 23,705

Raste të shëruara 12,002
Raste Aktive 11,146
Humbje jete 557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5492
Durrës 963
Fier 905
Korçë 713
Shkodër 634
Elbasan 526
Lezhë 524
Vlorë 474
Berat 317
Kukës 266
Gjirokastër 221
Dibër 11

error: