Një gjest për tu vlerësuar! Ky është rasti i 19-vjeçares shqiptare nga Puka, Adelina Gjeloshi, e cila ka mundur të shpëtojë falë një angazhimi nga zyra e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Vajza shqiptare jeton në Mykonos, vendi i njohur si “ishulli i Pasanikëve”, dhe papritur shëndeti i saj dhe i foshnjës është rrezikuar.
7-muajshe shtatzënë, e reja duhet të transportohej me urgjencë në një spital të specializuar, por moti i keq, ka ndaluar fluturimet në vendin fqinj. Por, zyra e kryeministrit grek, raportojnë mediat fqinje, sapo ka marrë dijeni për rastin, ka vendosur në dispozicion të Adelinës, avionin qeveritar për të bërë transportimin.
Me porosinë e Mitsotakis, avioni ka shkuar në Mykonos dhe më pas ka lënë vajzën në spitalin Alexandria në Athinë. Për fat të mirë, emigrantja shqiptare ka kaluar rrezikun dhe ajo bashkë me foshnjën janë në gjendje të mirë.///
ME SHUME LAJME
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det