Vijon keto dite puna për gjelbërimin në hyrje të qytetit . Burime te sektorit te gjelberimit bene te ditur per SARANDANEWS.AL dhe Radion “Saranda” se megjithe investimin e ri per shtimin e gjelberimit dekorativ ne rrugen hyrese drejt Sarandes, ditet e fundit jane verejtur demtime te pemeve dekorative te sapombljella.

Pergjegjesi i sektorit te gjelberimit specialisti i pasionuar Jashar Bello u shpreh se “Minimumi qe mund te bejne qytetaret eshte qe te pakten te mos i demtojne sic kane bere edhe aty ne Metoq. “

Nisur nga dukuria e perseritur e demtimit te pemeve dekorative te mbjella ne territorin e bashkise, ndoshta ka ardhur pikerisht koha qe demtuesit, te identifikohen nominalisht (me emra), te publikohen ne mediat lokale dhe te rishikohen masat administrative si mase çdemtimi duke u ashpersuar deri ne 5 ose 10 fishin e vleres se nje peme dekorative ,- tha nje burim zyrtar i organizates mjedisore AJMMI.

Nje draft i tille perfshi edhe problematika te tjera mejdisore te qytetit, do t’i paraqitet ne vijim keshillit bashkiak , -vuri ne dukje i njejti burim..///

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit