SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet kengetari i njohur grek, Notis Sfakianakis/

Arrestohet kengetari i njohur grek, Notis Sfakianakis.

Këngëtari Notis Sfakianakis u arrestua një ditë më parë pasi u kap me armë zjarri dhe dy gramë kokainë në makinën e tij luksoze “Range Rover”.

Media greke “Protothema” i ka dedikuar një profil në lidhje me jetën dhe me deklaratat që e bënë këngëtarin, një figurë kontraverse.

Ishte dimri i viti 1992 kur në klubin e natës u promovua fenomeni më i ri i Athinës. Ishte Notis Sfakanakis! Me lëkurë të errët, me mustaqe, ai kishte veshur një kostum të zi, jelek, kravatë, çizme kauboj dhe unaza të mëdha në gishtërinj. Ai nuk dukej si asnjë nga këngëtarët e tjerë të njohur të kohës. Ishte ndryshe në gjithçka: në pamje, në vendosje, në interpretim, në stil. Ishte njëkohësisht popullor dhe rock. Ai dukej i paarritshëm dhe kishte jë vetëbesim të pashpjegueshëm, një egocentrizëm primitiv që befasonte, por kënaqte.

“Ju jeni një pistoletë që më shënjoni, për të hapur vrima në zemrën time …”,- teksa të gjithë çohen në këmbë dhe i hedhin karafila. Ky vit dhe kjo këngë do të shënojë fillimin e karrierës së këngëtarit, e cila i shënoi suksese të shumta por edhe probleme të mëdha. Deri dje,  “pistoleta”, ajo që dikur e çoi atë në parajsë, ishte arsyeja e arrestimit dhe akuzave për armëmbajtje pa leje, por edhe për sasinë e kokainës që u gjet në makinën e tij.

Është e padiskutueshme që Sfakianakis është një kapitull i veçantë për këngën popullore bashkëkohore dhe historinë e jetës së natës. Ai është këngëtari që për shumë vite shënonte rekorde me shitjen e albumeve të tij, ai që këndonte, në mënyrën e tij unike, për gëzimet dhe dhimbjet e dashurisë, që e portretizonte si mashkullin e ashpër që duronte vështirësitë por në të njëjtën kohë edhe qante me të madhe.

Pas repertorit të tij të larmishëm, jo vetëm në këngët popullore, por edhe në ato rock, gjithmonë fshihej një shpirt në prag të shpërthimit, ndonjëherë provokues, një karakter i ngurtë, , konservator për shumë çështje të rëndësishme, shpesh egocentrik dhe sigurisht aspak modest pasi ai gjithmonë besonte se diversiteti i tij e bënte atë superior ndaj të tjerëve. Besimi e çoi atë në arrogancë. Por kriza financiare erdhi dhe mori para gjithçka.-veren nje nga burimet e medias greke.///

error: