SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pipero: Vaksina do të jetë fundi i kësaj pandemie

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi se do të ishte i pari që do të bënte vaksinën kundër COVID-19. Gjatë një interviste në media, Pipero theksoi se nga studimet e deritanishme nuk janë evidentuar efekte të rëndësishme anësore të vaksinës.

Pipero shtoi se megjithëse nuk ka studim për efektet afatgjata të vaksinës kundër COVID-19, në përgjithësi vaksinat japin shumë pak efekte anësore afatlargëta.

“Vaksina jo vetëm do të jetë efikase, por besoj se do të jetë edhe fundi i kësaj pandemie”, deklaroi ai.

I pyetur në lidhje me përballimin e situatës me shtimin e rasteve, Pipero theksoi se “nuk ka spitale edhe në vende të tjera të botës ku pacientët nuk presin për shtrim”.

“Pret edhe për të hyrë në spital, edhe për të hyrë tek urgjenca, por unë asnjëherë nuk kam vënë në dyshim kapacitetet e spitaleve tona për të përballuar fluksin e epidemisë. Ajo që kam këmbëngulur vazhdimisht është mundësia që kemi për të mos ezauruar kapacitetet e spitaleve. Ka një lloj skepticizmi të qytetarëve për të ardhur në spital. Ajo që shohim ne në praktikën e përditshme klinike, është që rastet na vijnë në forma të rënda. Sepse, së pari shkojnë tek mjeku i familjes, kalojnë te disa mjekë specialistë, pastaj vijnë tek ne”, theksoi ai.

Pipero tha se deri tani nuk kam hasur raste te personave te riinfektuar. Kemi patur raste kur personi ka pretenduar, por tha ai, nga hetimi epidemiologjik ka rezultuar se nuk ka qenë i riinfektuar.

Më tej, Pipero kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e tha se është i vetëdijshëm që qytetarët janë shumë skeptik ndaj virusit.

“Nuk kam vënë asnjëherë në dyshim kapacitetin e spitaleve tona, ajo që kam këmbëngulur unë është mundësia që ne kemi duke mos ezauruar kapacitetet duhet mbajtur masat kundër COVID”, tha ai. Ndër të tjera gjatë bisedës mjeku i njohur tha se në spitalin Infektiv ka ende vende të lira dhe nuk ka kolaps.

Ai u ndal dhe tek rastet e vetëvrasjes së pacientëve me COVID, duke treguar eksperiencën e tij me një paciente.

“Sot në mëngjes duke bërë vizitën një paciente që praktikisht ishte për të dalë dhe ka dalë sot nga spitali e shëruar më tha nëse nuk më nxirrni për 10 minuta nga spitali do të hidhem nga kati i tretë. Pritshmëria e pacientit në spitalin COVID është ndryshe, i mungon familjari, ka raste që dikush humb jetën dhe e kanë në dhomë dhe e përjetojnë keq”-tha Pipero./atsh///

error: