Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se tuneli i Llogorasë i shërben turizmit dhe ishte një domosdoshmëri, pasi standardet ndërkombëtare parashikojnë që vendi ku ata do të ngrenë një resort nuk duhet të jetë më larg se 45 minuta nga aeroporti.
Gjatë një interviste në media, Balluku bëri të ditur se po negociohet me investitorë dhe ne, theksoi ajo, duhet të plotësojmë infrastrukturën e duhur që ata të ndihen komod dhe të investojnë në Shqipëri.
Por shtoi ajo, tuneli i Llogorasë nuk po ndërtohet vetëm për investitorët e huaj, por edhe për ata vendas, dhe për më tepër për vizitorët të cilët tashmë janë të shumtë në jug, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga shtetet fqinj.
Sipas Ballukut, gjatë vitit 2020 ka patur një fluks të shtuar të vizitorëve të huaj në jug të vendit.
“Turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe ne detyrimisht duhet t’i përgjigjemi me infrastrukturë“, deklaroi ministrja.
Projekti, tha ministrja, nuk është i nxituar dhe është i vetmi projekt infrastrukturor, i cili është bërë në dy faza. Faza e parë, theksoi Balluku, ka qenë studimi inxhinierik për të cilin ne bëmë një garë ndërkombëtare, ku morën pjesë 7 kompani nga më të mëdhatë në Europë.
“Kompania austriake që fitoi ka dorëzuar të gjitha të dhënat inxhinierike të cilat janë terma të këtij tenderi”, u shpreh ministrja.
Sa i përket financimit, ministrja Balluku deklaroi se në buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 20% e fondeve totale të projektit./ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri