SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Policia identifikon vjedhësin e banesës së 82 vjecares në Vrion

Policia e Sarandes identifikoi vjedhësin e banesës së 82 vjecares në Vrion ,ngjarje e cila u shenua ne oren 04 te dites se sotme ( e enjte) kur nje person theu nje nga dritaret e baneses se te moshuares per ta grabitur ate.

Inspektori i policise per zone e Alikos (Finiq) Shefqet Alushaj tha per SARANDANEWS.AL dhe Radion “Saranda” se “autori eshte 35 vjeçari Alban Petrit Dalanaj me banim ne Ksmail dhe oriogjine nga Vlora”

Alushaj pohoi se nga partrulla e policise te ndodhur ne Vrion, kane qene Mario Hania dhe Beqir Sadiku te cilet e ndoqen me vrap 35 vjecarin ne castin kur ai braktisi autoveturen ne fshatin Vrion ne perpjekje per t’i ikur policise.”

Vjedhjet dhe grabitjet ne banesat e shtetasve me kombesi grweke ne fshatrat e bashkise Finiq, kane qene nje dukuri e perseritur gjate dy viteve te fundit. Vjedha e fundit ishte ne fshatin Aliko kur hajdutet hyjne ne mjedisin e brendshem te nje banese dhe arriten te grabisin 150 milje leke ne prani te zoterve te shtepise.

Vjedhjet dhe brabitjet e perseritura iu bene prezent pak kohe e pare edhe ish Ministrit te Brendshem Sander Lleshaj pas kerkeses qe kishte bere me pare kryebashkiaku i Finiqit Kristo Kiço.

82 vjecarja Eftihia Gjoni

Gjate takimeve qe ish Ministri mori me disa banore ne fshaitn Krane, etj., ai u premtoi atyre nje bashkepunim me te forte komunitet-polici e shtetit.///SARANDANEWS.AL-R-SR///

error: