/Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të qytetarëve në këto ditë reshjesh dhe situate të vështirë të motit, për t’i ardhur në ndihmë kujdo që ka nevojë përmes reagimit të shpejtë.


Teksa shirat pritet të vazhdojnë me intesitet të lartë edhe gjatë orëve në vijim, Peleshi shprehet se puna e mirë parandaluese në pastrimin e kanaleve kulluese dhe ndërhyrjet në argjinaturë, bëjnë që të mos përsëriten skenarë tragjikë të së shkuarës.

“Pranë njerëzve në këto ditë reshjesh të çmendura për të ndihmuar këdo që ka nevojë por edhe për të limituar dëmet nëpërmjet reagimit të shpejtë.


Shirat pritet të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë orëve në vijim, puna e mirë parandaluese në pastrimin e kanaleve kullues dhe ndërhyrjet në argjinatura na bëjnë besimplote që nuk do të kemi përsëritje të skenarëve tragjikë të së shkuarës”, tha Peleshi./atsh///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë