/04/04/2020/ Duke folur në një lidhje direkte me emisionin ‘Zonë e Lirë’, kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje për testimet në vend.
Rama iu përgjigj pyetjes për testet në lidhje me koronavirusin, teksa tha se aktualisht janë 3 mijë tamponë gjendje.
“Po të jetë nevoja gjejmë me dhjetëra mijëra sepse i kemi kanalet e hapura. Por strategjia që po ndjekin ekspertët tanë ka të bëjë me ndjekjen e rrugës zinxhirit të infeksionit për ta parandaluar më pas atë” – tha Rama.
I pyetur nëse këto ndihma do të vijnë nga Turqia apo Gjermania, kryeministri me ironi tha se “ka edhe kanale të tjera”.
I pyetur nëse vetë është testuar, Rama tha: Unë besoj se tamponi bëhet me urdhër të mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë.//R-SR//
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari