Mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në “News 24” në lidhje me pandeminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.
Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero.
Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.
“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.
Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero./BW
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët