/09/04/2020/ Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID-19.
E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.
72-vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: insuficienca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.
E moshuara është viktima e 23 me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19./R-SR//
ME SHUME LAJME
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”
Opinion.Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut