Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço zhvilloi së fundi një takim pune me kryebashkiakun e Athinës, Bakogianis. Në një atmosferë miqesore Kiço ka informuar Kostas Bakojanis për të gjitha çështjet dhe tematikat që kanë të bëjnë me bashkinë qe drejton dhe vetëqeverisjen vendore.
Mesohet se disa problematika te fokusuara ne kete takim pune kanepastrimi, furnizimi me uje te pijshem, energjia elektrike, strehimi i shkollave, strukturat sociale, aktivitetet kulturore, infrastruktura sociale dhe zhvillimore, etj,.
Burime bashkiake thane per sarandanews,al se në takimin e Athines u hodhën themele për përforcimin e bashkëpunimit mes dy bashkive.
Bakojanis premtoi krijimin e kanaleve të bashkëpunimit të përhershëm dhe të frytshëm në sektorë si kultura, arsimi, turizmi etj. dhe komunikim të vazhdueshëm në të ardhmen .
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Finqit. Kiço e ftoi kryetarin e bashkisë së Athinës të vizitoj bashkinë e Finiqit, ftese qe u pranua për t’u realizar gjate muajve të veres./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale