SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama publikon mesazhin e shqiptarit nga Firenze: Po na ikën truri me faturat e energjisë

Kryeministri Edi Rama publikoi sot mesazhin e një shqiptari nga Firenze, i cili i ka dërguar faturën e energjisë elektrike dhe është shprehur se nuk e di sesi do t’ia dalë deri në fundin e muajve që po vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh. “Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst”, shkruan Rama, duke publikuar mesazhin:

“Zoti Kryeministër!

E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë, ca janë të futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim.

Po ju nis faturën e familjes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qira këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh. Zoti ju dhëntë durim dhe forcë”, shkruan shqiptari nga Firenze në mesazhin drejtuar Kryeministrit./atsh///

error: