– Polakja Karolina Bielawska u kurorëzua Miss World ndërsa garuesit dhe organizatorët shprehën solidaritetin me ukrainasit duke nderuar me qirinj në skenë, sipas CNN. Studentja Bielawska, e cila punon si modele, mori titullin në kryeqytetin e Porto Rikos, tre muaj me vonesë, pasi konkursi u shty për shkak të shpërthimit të Covid-19.
Miss SHBA, Shree Saini, u shpall shoqëruesja e parë, ndërsa Olivia Yace nga Bregu i Fildishtë, u rendit e dyta. Në spektakël u shfaqën mesazhe mbështetjeje për Ukrainën, pas pushtimit të paprovokuar të vendit nga Rusia. Në një moment, fituesja e Miss World 2019 nga Xhamajka, Toni-Ann Singh këndoi “The Prayer” të Celine Dion dhe Andrea Bocelli, ndërsa në skenë spektatorët mbanin qirinj.
“Ne duhet të bëjmë diçka, edhe pse nuk mund të duket kurrë e mjaftueshme duke ndezur një qiri”, thanë organizatorët e spektaklit.////
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore